Dy bashkëshortë nga Elbasani u konfirmuan me koronavirus gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për një 62 vjeçar dhe një 60 vjeçare, të cilët dyshohet se janë infektuar për shkak të kontakteve me persona të infektuar tek restoranti pranë Gjykatës së Elbasanit.

Abc News raporton se gruaja është në një gjendje shëndetësore më të rënduar dhe është dërguar për në spitalin Infektiv në Tiranë për një trajtim më të specializuar.

Elbasani numëron deri sot 18 raste me koronavirus, ndërsa sipas ISHP numri total i të prekurve në vend ka shkuar në 356.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re