Kreu i PD, Lulzim Basha ishte këtë të diel në Klos, ku u takua me banorë dhe tregtarë të zonës.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shprehet se  takoi tregtarë që kthenin mallin sërish në shtëpi dhe blerës pa buxhet që nuk merrnin dot as gjysmën e atyre që duhen për familjen e tyre pasi buxheti nuk u mjafton.

Kreu demokrat bisedoi me shumë tregtarë e qytetarë për situatën e vështirë ekonomike që ka sjellë edhe emigrimin masiv në Klos e jo vetëm.

“Në Klos tregtarët presin blerësit e munguar, e ata pak blerës që erdhën marrin shumë pak gjëra pasi buxheti i vogël në dispozicion nuk ua mundëson të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitësh, dhe tregtarët detyrohen ti kthejnë sërish në shtëpi shumicën e produkteve të tyre.

Ata përballen  sot me vështirësi të shumta, që nga mungesa  e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesën e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.”, – tha Basha.

E për të ndryshuar këtë situatë sipas Bashës “sot është jetike ti jepet fund pandëshkueshmërisë, të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë, shqiptarëve tu kthehen mbrapsht.”

Basha tha se lufta ndaj korrupsionit është jetike për Klosin dhe gjithë Shqipërinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re