Presidenti Donald Trump ka vetëm pak ditë që ka fituar betejën e koronavirusit, por duket se këshillat e ekspertit Anthony Fauci e kanë bezdisur.

Në një deklaratë, Trump e cilësoi si një “katastrofë” që ka qenë ekzistuar për “500 vjet”.

“Njerëzit janë të lodhur nga Covidi. Unë kam tubime të mëdha. Njerëzit po thonë nuk ka rëndësi, kështu që na lini rehat. Njerëzit janë të lodhur duke dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë. Fauci është një djalë i mirë. Ka qenë këtu për 500 vite”, tha Trump në një bisedë telefonike me stafin e fushatës nga hoteli i tij me emër në Las Vegas, ku ai kaloi dy net, shkruan CNN.

Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë. Pothuajse në të njëjtën kohë kur Trump po fliste në telefon, Fauci po vlerësohej në Akademinë Kombëtare të Mjekësisë për Udhëheqjen Shembullore gjatë një ceremonie virtuale. Fauci tha se ai ishte “pa fjalë” ndërsa merrte njohjen.

“Kemi shumë sfida përpara nesh dhe nuk mund të mos mendoj se vërtet po kalojmë një kohë që është shqetësuese anti-shkencë në segmente të caktuara të shoqërisë sonë,” tha Fauci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re