Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi mbledhur një koleksion me thëniet dhe urtësitë e lëna pas nga gjenerata të ndryshme mendimtarësh e njerëz që patën një ndikim të madh në botë.

Është keq kur ministrat ndërrohen shpesh, por është më keq kur ministrat e këqinj vazhdojnë të rrinë në post.

Kush nuk di të qeverisë gjithmonë bëhet uzurpator.

Kërcënimi është armë e atyre që kërcënohen vetë.

Ai që drejton duhet t’i shohë njerzit ashtu siç janë, kurse sendet siç duhet të jenë.

Arti më i vështirë është arti i të qeverisurit.

Tirania është gjithmonë shprehje e dobësisë.

Tirania më e egër është ajo që vepron nën hijen e ligjshmërisë dhe del me flamurin e drejtësisë.

Qeverisja despotike është një rend i tillë punësh ku sunduesi është i poshtër, e të sunduarit janë të poshtëruar.

Të drejtosh është absurde, të qeverisësh e urtë. Drejtojnë pra, ata që nuk dinë të qeverisin.

Udhëheqësi duhet të llogarisë që më përpara si mundësinë e suksesit ashtu edhe të disfatës.

Është i çmendur ai njeri që, duke qënë i pa aftë të qeverisë veten, kërkon të qeverisë të tjerët.

Kali drejtohet më mirë po të mos ia tërheqim shumë frerin.

Aftësia për të urdhëruar dhe aftësia për t’u bindur janë dy pole dhe për të ndërtuar një rruzull duhen pikërisht dy pole.

Kur populli ka kryetarë të tillë të cilët e zëvendësojnë atë në punët e qeverisjes, sidoqë të quhen këta kryetarë, ata do të jenë gjithmonë aristokraci.

Udhëzimet e mira sjellin po aq dobi sa edhe shëmbujt e mirë.

Nuk e ka të gjatë ai pushtet që qeveris në dëm të popullit.

Të shikosh është lehtë, të parashikosh është vështirë.

Qeveritari i ashpër nuk qeveris gjatë.

Duhet qeverisur me anë të arsyes: nuk mund të luhet shah duke pasur vetëm zemër të mirë.

Burrat e këqinj të shtetit, zgjidhen nga qytetarët e mirë… duke mos marrë pjesë në votime.

Aftësia për të drejtuar është aftësia për të zgjedhur.

Sistemi më i mirë politik është ai ku ne kemi mundësi t’i rrëzojmë qeveritë pa përdorur forcën.

Qeveria është vela, populli është era, shteti është anija dhe koha është deti.

Cila është qeveria më e mirë? Ajo që na mëson si të qeverisim vetveten.

Kur qeveria mbështetet në vullnetin e përgjithshëm, liria e çdo qytetari të veçantë bëhet çështje e rëndësishme e të gjithëve.

Qeveria nuk ekziston për leverdi e për rehati të qeveritarëve.

Qeveria e korruptuar është qeverisja e popullit me anë të popullit, në interes të bosëve.

Do të ishte ideale ajo qeveri në forcën e së cilës do të kishte aq urtësi, sa ç’ka urtësia forcë.

Pushteti legjislativ është zemra e shtetit, pushteti ekzekutiv, truri i tij.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re