Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është koha për betejë dhe kjo gjë sipas tij, kërkon sakrifica nga çdo demokrat.

Berisha theksoi se beteja e opozitës ësht pa kthim dhe se duhet të shpërndahen në mbarë vendin në një emergjencë.

“Tani është koha për betejë, është koha të ngrihemi. Askush të mos e lidhë me këtë gjë që ndodhi, është një nga faktorët që na detyruan të shpallim betejën pa kthim. Beteja pa kthim kërkon sakrifica nga çdo demokrat, duhet të mobilizohemi”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se Rama “nuk ndalet në betejën e asgjësimin e opozitës”, por theksoi se nuk do të ndahen për të mbrojtur demokracinë në të gjitha format.

“Zgjidhje tjetër s’ka përveç mobilizimit, ngritjes në këmbë dhe betejës. Sa më shumë të zvarritet aq më e thellë bëhet kriza, as më dëshpëruese bëhet situata.

Mesazhi im është ky sot, të bëjmë gjithçka, të shpërndahemi në mbarë vendin në një emergjencë, ky është kapitulli, këta s’kanë fund, ky nuk ndalet në betejën e asgjësimit të opozitë. Por edhe opozita s’do ndahet në të gjitha format për të mbrojtur demokracinë”, shtoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re