Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, përmes një postimi në facebook, është shprehur rreth propozimeve mazhorancës në Kodin Zgjedhor. Balla thekson se lista e kandidatëve të partisë apo koalicionit do të jetë e hapur në masën 100%, ku votuesi do të votojë kandidatin e parapëlqyer por gjithashtu dhe forcën politike që sheh të arsyeshme që duhet të fitojë zgjedhjet.

Në fund të postimit të tij Balla i bën thirrje opozitës se është koha për të votuar Kodin Zgjedhor përmes diskutimeve dhe jo shantazheve. Balla djithashtu është shprehur me ironi se nuk ka sisteme elektorale që i japin pakicave fitoren në tavolinë.

Postimi i plotë: LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar.

U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

Nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale qe u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma! Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re