Dr.Alket Koroshi

Pasja e një vlerësimi më të gjerë të shëndetit të veshkave do të përmirësojë saktësinë e diagnostikimit dhe do të sigurojë metoda jo-invazive  për të monitoruar ndryshimet pa bere biopsi të veshkave.

Sipas nje referimi recent te Joachim Ix,  profesor i mjekësisë dhe shef i sektorit të nefrologji-hipertensionit në prezantimin e tij nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego i bere ne  Fondacionin Kombetar te Veshkave ne SHBA citoj:

“Ashpërsia e fibrozës tubulare intersticiale në biopsi është ndër treguesit më të fortë të rrezikut për humbjen e funksionit të veshkave.”

Vlerësimi jo invaziv  i shëndetit të tubujve renale  mund të behet me  markues (shenjues) te tubujve  për të parashikuar humbjen e funksionit të veshkave të pavarur nga markuesit  glomerulare, dhe kjo gje mund të lejojë diferencimin e shkaqeve të ndryshme të rritjes së kreatininës ne pacientet nefropate.

“Ndoshta është koha që të kalojmë përtej kreatininës dhe albuminurisë në serum dhe të konsiderojmë një vlerësim më të gjerë të shëndetit të veshkave.”

Alpha 1-mikroglobulina dhe beta 2-mikroglobulina janë dy proteina në rrjedhën e gjakut që janë studiuar sepse këto janë të ngjashme me kreatininën, por keto reabsorbohen në tubulin proksimal në mënyrë që të mos kenë përqendrime të larta në urinën e një individi. Ne raste patologjike keto rriten ne urine. Një tjetër proteinë e përqendruar në të eshte uromodulin, e cila është proteina më e bollshme në urinën e pacientëve pa proteina dhe sëmundje glomerulare.

Ix dhe kolegët ndermoren studimin  SPRINT, i cili rekrutoi 9.300 pacientë që ishin hipertensivë me CKD ( semundje kronike te veshkave).  Midis tyre u zgjodh  një grup në të cilin praktikohej ulja e tensionit arterial ne menyre intensive  (më pak se 120 mm Hg) kundrejt një grupi kontrolli në të cilin një objektiv standard ishte  140 mm Hg.

Duke përdorur këta biomarkues për funksionimin e tubulave, studiuesit zbuluan se përqendrimet më të larta ne urine  te alfa 1-mikroglobulinat shoqëroheshin me një rënie më të shpejtë të funksionimit renal si  dhe uromodulina e shtuar u shoqërua me humbjen e funksionit të veshkave.

U konstatua se  biomarkuesit që vleresonin  funksionin e veshkave korelonin fort edhe me frekuencen e AKI (insuficiencen renale akute).

Midis 2.500 pacientëve në studimin  SPRINT me CKD, pati 305 ngjarje me CVD (semundje kardiovaskulare) gjatë 3.5 viteve të ndjekjes. Nuk kishte korelacion midis gjithe biomarkuesve për dëmtimin e qelizave tubulare dhe rrezikut te CVD por dy nga biomarkuesit tubulare ishin të korreluara  me rrezikun e CVD.

Për të vlerësuar efektet e uljes së presionit të gjakut në dëmtimin e tubulave në veshka te pacientët me CKD, autoret  studiuan  1.000 pjesëmarrës te studimit SPRINT me një filtracion glomerular  më pak se 60 ml / min dhe vleresuan markuesit ne urine  për funksionimin dhe dëmtimin e tubulave. Gjatë vitit të parë, pacientët pësuan një pakesim prej  afërsisht 8 ml / min te uljes se filtrimit glomerular   nga ulja intensive e  tensionit  dhe  një ulje prej 30% të albuminurisë.

Sugjerimi ishte  të mos mbështetemi vetëm në filtracionin glomerular  dhe albuminurine ose në biopsitë e veshkave por , përkundrazi, të përqëndrohemi në dëmtimin intersticial tubular, fibrozën dhe mosfunksionimin e tubujve  sepse këto kanë një lidhje të fortë me avancimin e semundjes se veshkave dhe semundjet kardiovaskulare.

Joachim Ix thote: “Kam  shpresë se në fund të fundit mund të kemi një vlerësim më të gjerë të shëndetit të veshkave, i cili do të na ndihmojë të përmirësojmë saktësinë diagnostikuese për shkaqet e AKI dhe CKD, duke perdorur metoda jo-invazive  për të përmirësuar prognozën dhe në fund të fundit do të na lejojnë të monitorojmë ndryshimet në shëndetin e veshkave.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re