Skip to content

“Është koha të tregoni që nuk mbani qëndrime politike dhe individuale”, Kim thirrje për Reformën në Drejtësi: S’ka vend për persona të korruptuar mes jush

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj përshëndetëse, teksa përkujtohet 108 vjetori i ditës së drejtësisë. Kim tha se është koha që institucionet e drejtësisë tashmë të thonë fjalën e tyre dhe të bëjnë punën që duhet, që presin dhe qytetarët shqiptarë.

Kim tha se nuk ka vend për persona të korruptuar në radhët e gjyqtarëve, dhe se të gjithë njerëzit e drejtësisë duhet të marrin vendime të pandikuara nga interesa personale dhe politike.

“Dua t’iu falenderoj për punën e palodhur që keni bërë derimë tani, Reforma në Drejtësi ka bërë shumë përpara, përgjatë rrugës kemi pasur biseda të vështira, por kemi ende punë  për të bërë. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe tani është koha të tregojmë se Reforma në Drejtësi po jep rezultat, dhe ju nuk keni interesa politike dhe individuale, dhe se në sistemin e drejtësisë nuk ka vend për persona të korruptuar.

Andaj jemi mbledhur sot këtu për të kujtuar qeverinë e Ismail Qemalit që krijoi aktin e parë ligjor, 108 vite më vbonë Shqipëria ka një kornizë ligjore në përputhje me standardet ndfërkomvbëtare. Ne duam që ju të keni sukses, shqipëria ka nevojë që ju të keni sukses, unë besoj që ju mund të keni sukses. Shba do të vijojnë që të qëndrojnë krah për krah me ju, faleminderit dhe gëzuar”, u shpreh Kim gjatë fjalës së saj.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb