Një sulm me bombula gazi, i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gazetarit grek Giannis Pretenteris.

Shpërthimi shkaktoi dëme materiale në derën e garazhit. Njerëz të panjohur sulmuan shtëpinë e gazetarit në Psychiko rreth orës 04:00 të mëngjesit me bombola gazi.

Ai punon për gazetat Ta Nea dhe To Vima tis Kyriakis. Që nga viti 2000 gazetari ka punuar për stacionin televiziv Mega Channel dhe prezanton programin e lajmeve politike Anatropi , ndërsa në të njëjtën kohë ai është një komentator politik.

Ai herë pas here ka marrë kritika nga politikanë, të tillë si ish-Kryetarja e Parlamentit, Zoe Konstantopoulou, por edhe nga kolegë të tjerë gazetarë, të tillë si Costas Vaxevanis.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re