Avokati i njohur, Adriatik Lapaj, është shprehur se me gjithë këto skandale që kanë përfshirë vendin, qeveria e kryeministrit Edi Rama duhet të ishte rrëzuar.

Komentet Lapaj i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, ku tha me ironi se në burg është krijuar një ekip futbolli me njerëz të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, ai paralajmëroi gjithashtu krijimin e një lëvizje qytetare në shtator.

Pjesë nga biseda në studio:

Lapaj: Arrestimi i tij nuk është asgjë sot, por nesër shumë. Klasa politike në shumicën dërrmuese, ka abuzuar me pasurinë e këtij vendi. Mjafton që të dalësh të shohësh Shqipërinë dhe e sheh se çfarë kanë bërë. Këtu sot duhet përgëzuar SPAK, dhe duhet t’i shkojë këtij hetimi deri në fund. Këta që deri dje ishin në pushtet, rrinë dhe mendojnë se kujt do t’i bjerë radha.

Kikia: Ne duam që çdo hajdut të shkojë në burg.

Lapaj: Shqipëria në 30 vite është vjedhur nga të gjithë. Sot kjo maxhorancë në çdo vend normal duhet të kishte rënë. I ka hyrë në burg 1 kryetar bashkie, një zv.kryeministër. Është krijuar një ekip futbolli me njerëz të qeverisë në burg. Sot duhet të binte, Por nuk bie se politika është e marrë peng. Në shtator krijohet nga shtatori një lëvizje e re qytetare.

Kikia: Udhë e mbarë!

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re