Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, është shprehur se Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në një letër pa vlerë.

Vasili u shpreh se 25 vjetorin e Kushtetutës, “cubat dhunues po hedhin vallen e vdekjes së saj”, duke theksuar se sot “rilindasit bëjnë sikur festojnë, ata që kanë shkelur e nëpërkembur çdo element fondamental të Kushtetutës”.

Ai theksoi se Shqipëria është pa Kushtetutë dhe, sipas tij, “nën presionin grabitqar të mafies ne pushtet qe rremben prona private dhe miliarda euro para publike e pa ndeshkuar”.

Reagimi i plotë: 

Ne 25 vjetorin e Kushtetutes, cubat dhunues po hedhin vallen e vdekjes se saj!

Me Kushtetute ne leter, pa Kushtetute ne realitet!

Sot dhunuesit rilindas me te eger te Kushtetutes bejne sikur festojne 25 vjetorin e saj.

Bejne sikur festojne rilindasit, ata dhe vetem ata qe kane shkelur e neperkembur çdo element fondamental te Kushtetutes qe nga lindjaj e deri ne zbatimin e perditshem te saj.

SI LINDI KUSHTETUTA!

➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

🔴 Hartimi i Kushtetutes u bashkedrejtua  ne menyre konsesuale nga dy drejtues Godo dhe Imami, te cilet nuk i perkisnin fare Partise Socialiste.

🔴 Ne procesin e hartimit te Kushtetutes u perfshine te gjithe konstitucionalistet dhe drejtues e ish drejtues te Gjykates Kushtetuese pa asnje diskriminim partiak.

🔴 Partia Socialiste megjithse kishte e vetme nje shumice me mbi 100 e ca deputete, qe i mjaftonin per ta miratuar Kushtetuten e vetme e megjithate nuk e beri.

🔴 Kushtetuta u miratua me Referendum pavaresisht se maxhoranca qeverisese zoteronte mbi 80% te votave.

ÇFARE PO NDODH SOT!

➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

⚫️ Ndersa sot Kushtetuta ndryshohet vetem me vota e rilindasve sic ishte rasti perpara zgjedhjeve te 25 prillit.

⚫️ Ne procesin e ndryshimeve kushtetuese perfshihen vetem juriste te provuar per besnikerine e verber ndaj rilindjes ne pushtet.

⚫️ Ne sallen e parlamentit Kushtetuta vetem shkelet nga rilindja dhe nuk zbatohet kurre.

⚫️ Vendimet e Gjykates Kushtetuese jane kthyer ne nje letra te zhubrosura pa asnje vlere nga rilindja dhe qeveria.

⚫️ Ndarja e pushteteve qe percakton Kushtetuta eshte zevendesuar nga kapja totale nga Rilindja.

⚫️ Referendumi eshte de facto nuk ekziston per shkak te rilindjes dhe levave te komanduara prej saj.

⚫️ Eshte asgjesuar tradita e Referendumit, qe zbatua dy here per aprovimin e Kushtetutes nje here ne vitin 1994 dhe nje here ne vitin 1998, kur ne te dy heret maxhorancat e kohes, respektivisht PD me pare dhe PS me pas, i kishin votat per ta votuar te vetme Kushtetuten.

PERFUNDIM!

➖️➖️➖️➖️➖️

▪️Sot Kushtetuta eshte kthyer ne nje leter pa vlere dhe nuk eshte me garantja e paprekshmerise se tjemelve mbajtese te shtetit ligjor dhe demokracise e pluralizmit.

▪️Kushtetuta eshte sot nen sulmin me te rende qe i eshte bere asaj nga mafia rilindase ne pushtet.

▪️Sot qytetareve ju eshte asgjesuar dokumenti themelor qe garanton lirite dhe te drejtat e tyre.

▪️Sot Shqiperia eshte realisht pa Kushtetute dhe nen presionin grabitqar te mafies ne pushtet qe rremben prona private dhe miliarda euro para’ publike e pa ndeshkuar.

▪️Interesi publik eshte sot me i rrezikuar dhe tronditur se kurre me pare per shka te çjerrjes se çdo flete te Kushtetutes.

———————————————————————–

❗️Sot Kushtetuta ne 25 vetorin e saj po perjeton ditet me te zeza, me te errta dhe me te trishta te saj.

❗️Ne 25 vjetorin e Kushtetutes, cubat dhunues te saj po hedhin vallen e vdekjes se saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re