Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ekspozitën e piktorit Bujar Luca, i cili kthehet në Tiranë me një retrospektivë të pikturave të tij.

Në fjalën e tij kryeministri Rama nuk i kurse as batuta, duke thënë se Luca është larg së qeni një artist qeveritar apo i oborrit të pushtetit.

Kryeministri u shpreh se do të donte të shikonte më shumë artistë, që sic u shpreh ai mund të shkojnë të protestojnë edhe kundër qeverisë, “madje sallën do ta kenë pa qira”.

“Është larg së qeni artist qeveritar apo i oborrit të pushtetit, sic në fakt janë pothuajse të gjithë nga ata që ekspozohen këtu. Do doja të shikoja shumë të tjerë që të vinin këtu. Mund të vijnë të bëjnë edhe protesta këtu kundër qeverisë, edhe sallën e marrin pa qira. Realisht Bujar komplimenta”, tha nder te tjera Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re