Skip to content

Është marrë e pandehur për disa akuza/ Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku del nga SPAK, i komunikohet zgjatja e hetimeve

mberrin balluku

Pas më shumë se 20 minutash, Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku del nga SPAK. Balluku nuk ka dhënë asnjë koment për mediat pasi ka lënë ambientet e SPAK.

Ditën e sotme fillimisht në SPAK u paraqit avokati i Ballukut, Ardian Kalia, ndërsa a më pas u paraqit ish-zv.kryeministrja Balluku.

Mësohet se iu komunikua zgjatja e hetimeve me tre muaj, por edhe akuzat e reja për tre lote të Unazës së Madhe.