Silva Bino, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka konfirmuar lajmin se drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID.
Në një intervistë në Repolitix, Bino u shpreh se Braho për momentin është mirë. “Është mirë për momentin, kam folur në telefon”, ka thënë Bino.
Lajmi për infektimin e shefes e ISHSH është raportuar sot dhe mësohet se Vjollca Braho është shtruar tek “Shefqet Ndroqi”. Ajo prej ditësh ka qenë me simptoma dhe sot ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
