Sot, ne moshen 73- vjecare, iu dha lamtumira artistit te humorit Gezim Cuko nga Bilishti. Gezimi, per shume vite, punoi si pergjegjes i Shtepise se Kultures ne Bilisht.

Me nje talent te lindur, ai i dha nje ndihmese te madhe levizjes amatore ne Devoll. Ne rolet humoristike dhe ato teatrore, ai vuri shpirtin e trashegimise popullore. Gezimi ishte dhe nje njeri me etike dhe kulture te larte qytetare.

Puna e tij e ndershme dhe e palodhur, u be baze ku njerezit me te cilet jetoi ta respektonin si nje shok, mik dhe vella. Ne emer te gjithe artisteve amatore te Devollit, ne keto momente hidherimi, gruas, femijeve dhe gjithe familjareve te tij, u shprehim ngushellime .Qofsh i paharruar, miku yne i dashur!

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re