Kineasti dhe gazetari i mirënjohur Ilia Dede është ndarë papritur nga jeta.

Kolegët dhe miqtë e skenaristit të mirënjohur të kinostudios “Shqipëria e re”, kanë dhënë sot lajmin për ndarjen nga jeta të Ilir Dedes, ndërsa kujtojnë përkushtimin e tij për filmat dokumentar.

Ilir Dede lindi në 27 gusht të vitit 1952 dhe pas përfundimit të studimeve të larta për gazetari, në vitin 1974 filloi punë në Kinostudio si redaktor i filmave kronikalë e dokumentarë dhe si autor tekstesh. Ai ka shkruar rreth 60 skenare filmash, ndërsa paralelisht u mor edhe me gazetari.

Filmografia dokumentare e skenaristit Ilia Dede përfshin të gjitha llojet e nënllojet e gjinisë së filmit, dokumentar, filma shkencorë, reportazhe për ngjarje të kohës dhe vepra ku punohej e prodhoheshin portrete për figura të spikatura të historisë shqiptare.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re