Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i është përgjigjur deklaratave të deputetit Erion Braçes, i cili teksa ka komentuar situatën në Kuvend, pas bllokimit të seancës nga opozita, u shpreh se “është një Abana Vokshi, e tmerrshme, ka hip aty ku rri kryetarja e Kuvendit dhe nuk e lëshon”.

Vokshi i është përgjigjur Braçes duke i thënë se “i tmerrshëm është korrupsioni i qeverisë suaj” dhe “korrupsioni i Edi Ramës, Ilir Beqajt, Ogerta Manastirlliut, Frida Krifcës, apo edhe Fredi Kokoneshit të Divjakës.”

Ndër të tjera, deputetja e PD ka thënë se “as na blini, as na mbani peng, as na intimidoni, as na frikësoni, as na kërcënoni, as na shantazhoni dot”.

“Rezistenca vazhdon!”, ka theksuar ajo.

Reagimi i plotë

Përgjigje për Erjon Bracen:

I tmerrshëm është korrupsioni i qeverisë suaj.

I tmerrshëm është korrupsioni i Edi Ramës, Ilir Beqajt, Ogerta Manastirlliut, Frida Krifcës, apo edhe Fredi Kokoneshit të Divjakës.

Nuk është e tmerrshme qëndresa e opozitës për të kërkuar të drejtën kushtetuese.

E tmerrshme është si shkelet kushtetuta nga ana juaj!

As na blini, as na mbani peng, as na intimidoni, as na frikësoni, as na kërcënoni, as na shantazhoni dot. Rezistenca vazhdon!!!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re