Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar ambientalisti Lavdosh Ferruni, për të folur për projektin e shpalljes së Vjosës, Parkut Kombëtar.

Ferruni tha se më në fund do të kemi një ekosistem të gjallë dhe se kjo është një arritje në ruajtjen e biodiversitetit.

Ndër të tjera ai vlerësoi edhe rolin e medias në arritjen e këtij vendimi ndërsa shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të tërheqë investitor në industrinë e turizmit.

Lavdosh Ferruni: Më në fund do të kemi një ekosistem të gjallë, vital me shumë dimanizëm që është karakteristikë e lumit Vjosa.

Është një arritje e madhe në ruajtjen e biodiveriostetet, edhe nga ana ekonomike do jetë shumë më mirë.

Ka shumë rëndësi se më në fund qeveria bëri një bilanc real. Edhe para 90 ka pasur komente për këtë dhe ka pasur oponencë të fortë.

Ka vazhduar historia me Vjosën sa vitet e fundit debati u bë më i elaboruar.  U futën shkencëtarë, dhanë inputin e tyre. Për Shqipërinë, Europën është më mirë që ky lum, me rrjedhje të lirë, me shumë atraktivitet dhe e bën unikal.

Do të tërheqë investitor në industrinë e turizmit. Për mua efekti i medias ka bërë që qeveria të dilte me vendimin e djeshëm. Edhe ekspertët kanë ndikuar në këtë vendim. Janë dokumente, studime të publikuara nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë.

Është vështirë të hedhësh rezultatet shkencore poshtë. Faktorin e mjedisit nuk e kemi marrë në konsideratë, ka pasur një nënvlerësim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re