Presidenti Ilir Meta ka publikuar një analizë të profesor doktor Bajram Hysa, botuar në Panorama, për të cilën thotë se i bën të gjithë të reflektojnë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shkëputur një pasazh, për të transmetuar thelbin e mesazhit që kërkon të japë.

Theksi vihet tek roli i të rinjve, që është i domosdoshëm në një demokraci të vërtetë, e që pa energjinë e tyre, pjesëmarrjen aktive të tyre e gjithë popullsisë, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë.

Këtë Presidenti Meta e sheh si një detyrë urgjente.

POSTIMI:

Një analizë e shkëlqyer e Prof.Dr.Bajram Hysa, që na fton për reflektim të gjithëve:

“Demokracia nuk mund të sajohet. Demokracia kërkon energjinë e të rinjve, ndryshe ajo zvetënohet.

Pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë. Kjo është një detyrë urgjente.

Vetëm kështu ata do të luajnë plotësisht rolin e tyre si qytetarë. Vetëm kështu ata do t’i gëzohen lirisë dhe dinjitetit. Por që të realizohet kjo, duhet të funksionojë edukimi.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re