Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në nisje të stërvitjes më të madhe që mbahet në kuadër të NATO-s në vendin tonë.

Rama:

Kjo stërvitje është më shumë se një moment i rëndësishëm i punës së përbashkët, për demostrimin e kapaciteteve tona, kjo stërvitje është një pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme, të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë.

Ne u rritëm me idenë se ju ishit e keqja më e madhe që mund ti ndodhte vendin tonë, për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe, ku shohim dy botët me të cilat jemi rritur.

Shqipëria nuk është një vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipeve, por Shqipëria është një vend se kush vjen dëshiron që të kthehet pëerseri, unë kam shumë dëshirë dhe besim se kjo do të ndodhë dhe me ju.

E fundit që dua të them është se besoj se ajo që ne duhet të mbajmë parasysh, është besimi që t’iu përçojmë gjeneratave të tjera, një amanet të rëndësishëm, të popujve që duan të jetojnë në liri.

Është një moment që na mbush me krenari dhe me përgjegjësi, ne duam të jemi krah jush, që nuk ofrojmë shumë nga pikëpamja numerike, por nga pikëpamja e vlerave ne dëshirojmë të jemi gjithmonë dhe më të denjë e të vyer, brenda kësaj aleance.

Shumë faleminderit të gjithëve, dhe suksese në këtë stërvitje unikale, për ti dhënë një mesazh kujtdo që ka nevojë për përgjigje të drejtpërdrejta, për qëndrimin tonë brenda kësaj aleance dhe në krah të SHBA-ve, si vend që për lirinë është në gjendje tëpaguajë gjithçka.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re