Sot në Ditën ndërkombëtare të Edukimit, ish-ministrja Klajda Gjosha thotë se investimi në arsim duhet të jetë prioritet i shoqërisë tonë.

Përmes një bashkëbisedimi që ka zhvilluar me disa të rinj, ajo dëgjoi shqetësimet e tyre duke u shprehur se arsimi është ende një sektor i lënë në harresë.

Postimi i plotë:

Dita ndërkombëtare e Edukimit më gjeti në një bashkëbisedim me disa të rinj që ndanë me mua shqetësimet e tyre në këtë fushë!

Një shtet që investon në arsim, investon në breza, investon në një të ardhme Investimi në arsim duhet të jetë prioritet i shoqërisë tonë, për fat të keq politizimi i teksteve, infrastruktura e munguar arsimore, mos përfshirja në vendimarrje e hallkës mësues, nxënës, prind, mungesa e studimit të tregut të punës dhe shumë probleme të tjera janë arsyeja që arsimi është ende një sektor i lënë në harresë!

Jemi ende në kohë

Së bashku mund të arrijmë të krijojmë një të ardhme të sigurt, ku brezat që do të vijnë nuk do detyrohen të largohen për shkak të një arsimi të dobët, i cili nuk i ofron ASGJË

Ne së bashku mund t’i japim brezave arsimin me standarte që ata meritojnë

#sëbashkumeLSI #shqipëriashtëpiajuaj Shiko më pak

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re