Pavarësisht se CEO Mark Zuckerberg beson se mbyllja e dyerve të çdo zyre të Facebook është gjëja e duhur për punëtorët në këtë kohë pandemie, ai është i shqetësuar për personat që po punojnë në shtëpi.

Ai foli në një konferencë për shtyp  rreth sfidave emocionale me të cilat punonjësit do të përballen gjatë izolimit. Ai thotë se frikësohet për përkeqësim të shëndetit mendor.

Facebook ka një staf të caktuar për mbështetjen e punonjësve me problemet e shëndetit dhe Zuckerberg druhet se mungesa e kësaj ndihme mund të shfaqë probleme tek ta.

“Është një sfidë emocionale ,” tha Zuckerberg, i cili po bën përpjekje për t’i lënë më shumë përgjegjësi inteligjencës artificiale në këto kohë të vështira./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re