Skip to content

“Është nxjerrë jashtë kontekstit”, ministrja Bilali sqaron deklaratën e “Zeusit”: E kam thënë në 2017-ën kur isha pjesë e shoqërisë civile

Pyetje: Do doja ti riktheheshim një deklarate të 3 viteve më parë e që është rikthyer tani në vëmendje, që kryeministri do të kthehet në Zeus, nëse Lulzim Basha përdor këto taktika. Ndodhemi në një situatë ku Basha ka dhënë dorëheqjen.

A mendoni që Edi Rama është bërë tashmë Zeus?

Bilali: Deklarata e Zeusit është nxjerrë nga konteksti një deklaratë e vitit 2017 kur isha pjesë e Shoqërisë Civile ende e paangazhuar politikisht. Një qeveri e cila nuk ka një opozitë konstruktive është një qeveri e cila lehtësisht mundet të kalojë në gjendej letargjie. Ne fatmirësisht kemi opozitën më të fortë brenda vetes. Fatkeqësisht deklarata ime e 2017-tës është ende në fuqi, është e velfshme edhe sot ku ne i bëjmë opozitë vetes duke punuar 24/7.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb