Studiuesi letrar dhe krijuesi Ndriçim Kulla i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News foli mbi “Bibliotekën virtuale” si një platformë e re për lexuesit, të cilën ai e krijoi vetë.

Kulla tha se kjo platformë po i vë në kontakt brezat e sotëm me literaturën e rëndësishme, e cila është dhe mjet identifikues për kombin tonë.

Ai tha se ideja për një bibliotekë virtuale i lindi gjatë pandemisë pasi njerëzit nuk kishin mundësi të shkonin në biblioteka fizike dhe të blenin apo të merrnin informacion mbi një libër.

Kulla theksoi se për iniciativën, si një investim public nuk ka marrë asnjë mbështetje nga biznese apo nga Ministria e Kulturës por vecoi kryebashkiakun e Tiranës I cili sipas tij e kishte ndihmuar për të vënë në jetë projektin artistik.

“Është pëlqyer dhe po vë në kontakt brezat e sotëm me këtë literaturë të rëndësishme pa të cilën nuk do të ishim të plotësuar si komb.

Duke pasur zhvillimin e teknologjisë, psh turizmi ka më shumë ekspozim ,me foto dhe video dhe të huajt intrigohen.

Edhe për librat, është e pamundur të shkosh në bibliotekë dhe ti marrësh shkrimtarët me radhë, më është dukur shumë e rëndësishme që të bëhej një web për lexuesit.

Të marrim Pashko Vasën, kush është, e klikojnë dhe shohin resume, shohin një koment, orientohen.

Ka njerëz që nuk I kanë dëgjuar si emra shkrimtarët dhe mënyra online ku ata ballafaqohen me komente, intrigohen dhe të hyjnë të shfletojnë.

Gjatë kohës së pandemisë e kasha më shumë atë dëshirën për ëebin sepse njerëzit nuk kishin mundësi të shkonin nëpër vendet fizike, shumë biznese dhe institucione madje dhe Ministrja e Kulturës u tregua indiferente.

I kam shkruar disa herë dhe nuk ka reaguar, madje kam dashur ti shkruaj dhe kryeministrit. Kjo është punë publike, nuk është biznes, problem është se nuk kuptohet si platformë. Fatmirësisht më ka ndihmuar një njeri që e kritikojnë Erion Veliaj.

Literatura e lënë në hije, e vjetër ka qenë fokusi im. Me ato mundësi që kam pasur, kam gjetur shumicën e librave, në biblioteka private porn ë Kosovë u treguan shumë të gatshëm për nismën.

Do shkoj si lypës në cdo shtëpi botuese dhe do të skanoj librat dhe ky projekt do jetë në jetë të jetëve”-u shpreh Kulla.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re