Lionel Messi ka zbuluar se pengu i tij është që nuk ka mësuar anglisht kur ishte në shkollë.

Në një paraqitje në podkastin “Miro De Atras”, ylli argjentinas shpjegoi se i vjen keq që nuk kishte mësuar anglisht në shkollë.

“Pengu im është që nuk kam mësuar anglisht si fëmijë. Kisha kohë të studioja anglisht dhe nuk e bëra, dhe pendohem shumë. Më vonë e gjeta veten në situata ku isha me personalitete të pabesueshme dhe të mahnitshme, dhe mund të zhvilloja një bisedë me ta, në këto situata ndihesh paksa injorant…”, tha Messi.

Lionel Messi zakonisht komunikon në spanjisht. Ai flet rrjedhshëm edhe gjuhën katalanase, pasi ka kaluar 17 vjet duke luajtur për Barcelona-n. Megjithatë, ai është parë duke folur anglisht disa herë për reklama.

Disa shembuj përfshijnë një reklamë për filmin “Bad Boys” me Will Smith në rolin kryesor, një moment duke folur me një gjyqtar gjatë një ndeshjeje të fundit të MLS, dhe një reklamë “eFootball”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re