Aktori Mehdi Malkaj në fjalën e mbajtur para protestuesve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, tha se demokracia do të vijë kur ligji të sundojë për të gjithë. Ai tha se kryeministri është i pari që shkel ligjin dhe kjo është për të vënë kujën.

“Teatri nuk ka vdekur është këtu. Rroftë Teatri! Këtu tek ne në fillim doli banda, pastaj doli kontrabanda, pastaj anti-kontrabanda. Ky vend do të rregullohet kur të zhduken këto të treja.

Dhe këto banda, kontrabanda dhe antikontrabanda, së pari duhet vendosur demokracia dhe për mua demokraci do të thotë diktaturë e ligjit, që nga kryeministri. Jo sa del një ligj i pari, e shkel kryeministri. Kjo është kuja. Më keni mbytur me dashurinë që më falni, nuk ua kthej dot të tërëve”.

“Qenkeni futur dhe nga territori i bashkisë mor aman. Miq ju lutem, mbani një minutë qetësi..(dëgjohen pëshpërima). Ja kjo është zhurma që na mban gjallë ne. Tek ky teatër. Spektatori. Këtu tek ne doli si fillim, banda, kontrabanda, pastaj anti-kondrabanda. Ku vend do bëhet kur të ikin këto të treja. (Poshtë diktatura, poshtë Edi Rama-thirrjet që dëgjohen teksa flet aktori). Që të zhduken këto të treja, duhet të vendoset demokracia. Ju dua shumë, ju kam shumë xhan.”, tha Malkaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re