Ka nisur pa probleme procesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Kutitë e votimit për Referendumin janë hapur që prej orës 08:00 të mëngjesit, ku në të gjithë vendin do të jenë 106 qendra.

Duke folur për Fax Neës, ish-deputeti Gent Strazimiri tha se ka një pjesëmarrje shumë të lartë në Referendum, dhe janë zgjedhur ambientet e lokaleve apo holleve, që demokratët të kenë sa më shumë hapësirë gjatë votimit.

“Kuvendi është një dhe ka qenë ai i datës 11, kush ha inat dhe mendon se mund të shkarkojë të gjithë Kuvendin, nuk është kjo rruga e duhur.

Është një bar që ka qenë disponibël për të na pritur në këto ambiente, nuk ka asnjë simbolikë në lidhje me ambasadën amerikane. (Bari ndodhet pak metra larg ambasadës së SHBA-ve).

Jo, jo asnjë incident asnjë problem, qëndrat janë hapur në të gjithë vendin, ka fluks jashtëzakonisht të madh në qendrat e votimit.

Nuk është qesharake, lidhet me faktin se selitë e zyrave janë ambiente të vogla, ne jemi përpjekur gjithmonë që të gjejmë ambiente të mëdha. Zakonisht kemi votuar në hollet e pallateve të Kulturës.

Nuk bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës, Gjykata mund të shohë vetëm nëse statuti që ne kemi propozuar mund të ketë ndonjë nen që përbën shkelje kushtetute.

Nuk ka asnjë kështjellë për t’u marrë, pasi nuk ka asnjë kështjellë që nuk e kanë tashmë demokratët. Cilido që është nëpër zyra, është thjesht një qiraxhi, prokura hiqet me votën e demokratëve, nëse nuk e njeh është për të zezën e tij”, u shpreh Strazimiri para gazetarëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re