Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lexuar njoftim drejtuar Kuvendit nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në njoftim, Basha deklaronte se Gazment Bardhi nuk është më pjesë e PD, me vendim të kryesisë, pasi i ka mbaruar anëtarësia.

“Mbi përbërjen e grupit parlamentar i PD, Zoti Gazment Bardhi nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të PD, nga data 09/10/2023, si pasojë e mbarimit të afatit të anëtarësisë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e lexuar nga Nikolla.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe Gazment Bardhi, i cili thotë se ndërhyrja në punët e brendshme të PD është një akt i pashembullt.

“Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”, thuhet ne reagimin e Bardhit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re