Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas rezultatit paraprak të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ku PS siguroi 83 vota, ku në një konferencë për mediat u ka bërë thirrje strukturave të PD-së, të numërojnë çdo votë në kutitë e votimit.

Berisha theksoi se kjo është një detyrë e rëndësishme për demokratët, duke theksuar se “të tregojnë përkushtimin më të madh në numërimin, vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë”.

Ai shtoi se do të përfundojë numërimi i votës së fundit dhe më pas PD do të bëjë vlerësimin e saj.

Sali Berisha: Është procesi më serioz, shpreh mirënjohjen dhe falenderim të madh për komisioinerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës.

Së dyti ju bëj thirrje të gjitha strukturave të PD-së, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë pa asnjë, me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.

Sot, këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush në mënyrë një thirrje për demokratët, opozitarët që të tregojnë përkushtimin më të madh në numërimin, vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë.

Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët.

PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës e çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Të përfundojë numërimi i votës së fundit atëherë PD do të bëjë vlerësimin e saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko