Ilir Meta: Unë nuk jam i tensionuar, jam i karikuar. Jam kryetar i shtetit dhe duhet të gjej një zgjidhje që i shërben vendit.

Populli është me Presidentin se populli është me Shqipërinë. Populli e tregoi më 2 Mars. Vetëm mëshira e Presidentit e shpëtoi ai. Nëse kryetari aktual i PS apo i Rilindjes nuk reflekton me kthimin mbrapsht të kthimit të ndryshimeve nga ana e Presidentit, të cilat do të jenë të mirëargumentuara por ai i ka qyl për shkak të doktorit të madh, të ODIHR-it, të Venecias. Nëse nuk do të reflektojë dhe i kthehet 5 Qershorit dhe e shkel, nuk i fton shqiptarët në zgjedhje por referendum. Referendumi është për Shqipërinë europiane ose për tu kthyer tek daja ose baba që firmosën varrin e Avzi Nelës në vitin ’88 kur u hap Rumania dhe e gjithë Europa. Presidenti nuk është në fushatë, është për të shpëtuar Republikën dhe për të shpëtuar kushtetutën, në themelet e të cilës është pluralizmi ekonomik.

Do të jetë në turpin e tij dhe të atyre që mezi presin që ky të dështojë që këta kanë kritikuar Ramiz Alinë që gjoja i bëri ngadalë reformat, por në fund të fundit ka qenë partizant dhe në luftën anti nacional clirimtare dhe para 30 vitesh, Shqipëria nga izolimi hyri në hapje.

Pas 30 vitesh vjen djali i Kristaqit dhe thotë në Parlament që jam krenar që babai im ka qenë në anën e duhur të historisë. Në cfarë ane ka qenë, është provokim i rëndë që i ka bërë popullit shqiptar. Ka qenë një artist shumë i mirë, por nuk doja të kryeja një problem në pikëpamjen e vlerësimit mbarë popullor sepse ka firmosur bashkë me disa për të varur Avzi Nelën për të varur një poet për fjalën e lirë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re