Kryeministri Edi Rama është shprehur se plani për rritjen ekonomike është platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen e vendit në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë, në konferencë me Komisionerin për Zgjerim të BE, Oliver Varhelyi, tha se plani i rritjes ka ardhur si dialogut dhe i nxitjes për t’u dëgjuar.

Rama: Për herë të parë të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord se BE nuk po bën vetëm punën e zakonshme për tu afruar me ne, për të na mbështetur në rritjen ekonomike dhe integrimin tonë me një plan rritje ekonomike, një nismë e konceptuar jashtë kornizave, Është rezultat i dialogut, i nxitjes sonë për t’u dëgjuar.

Falë këtij shkëmbimi të pikëpamjeve kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishme për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që është konkrete dhe mund të na çojë në një nivel tjetër shumë shpejt. Ky plan është platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE, është instrument që do e bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re