Presidenti francez Emmanuel Macron, nga Tirana, i cilësoi sulmet në Francë dhe Belgjikë, si “rikthim të terrorizmit”, dhe shtoi se vendet demokratike janë më të ekspozuara.

Macron theksoi se Franca që nga viti 2015 është e përgatitur për këto sulme, por tha se vështirësia kryesore që hasin është mungesa e bashkëpunimit me vendet nga vijnë personat e dyshimtë.

“Për fat të keq e pamë në Bruksel një sulm si në Francë. Të gjitha shtetet janë të kërcënuar. Është rikthimin e terrorizimit islamik. Jemi të gjithë të prekshëm, kjo ju ndodh shteteve të së drejtës, demokracive.

Shpreh solidaritetin me miqtë belg. Kemi marrë masa supervizimi dhe sigurie me Belgjikën që në vitin 2015. Ne kemi një kontroll kufitar që nuk ka reshtur kurrë dhe situata e sigurisë na detyron të mbajmë këtë kontroll.

Që prej 2017, kemi ndërtuar një model që na garanton siguri, por jashtë gjendjes së jashtëzakonshme. Kemi investuar masivisht në garantimin e sigurisë së brendshme dhe të jashtme. 

Vështirësia kryesore që kemi është bashkëpunimi i vendeve për të ndaluar këta shtetas. Terroristi që u burgos pas sulmit në Arras vjen nga një vend që është në luftë dhe ishin anuluar të gjithë rikthimet kur u pika se nuk mund të qëndronte.

Pra, është problem bashkëpunimi. Kemi nevojë bashkëpunimi me vendet e këtyre shtetasve”, tha Macron.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re