Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesave në Evropë në raport me popullsisë.

Por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Evropë.

Sipas shifrave të bëra publike nga INSTAT në 2021 janë regjistruar gati 16 divorce për 100 martesa, nga 8 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990.

Për Panorama Televizion avokatja Aurora Marku tregon arsyet e shtimit te divorceve.

“Numri më i lartë i divorceve është në qarkun e Lezhës dhe Fierit, arsyeja është ekonomia. Kohët e fundit është shtuar një trend i ri që është tradhtia. Nuk është vetëm nga njëra gjini, por nga të dyja. Tradhtia nga ana e gjinisë femërorë ka një rritje të madhe këto kohë. Vjen edhe si rezultat i rrjeteve sociale. Ka shumë raste kur çiftet vijnë për tu divorcuar dhe thonë i kam kapur bisedat në FB, TikTok dhe Instagram”, thotë ajo.

Marku tregoi procedurën dhe rastet kur çifti i divorcuar ka fëmijë.

“Nëse fëmija është mbi 10-vjeç merret edhe mendimi i tij. Për moshën 0-5 vjeç i takon nënës kujdestarinë e mban nëna, babai është i detyruar të paguajë pension. Mbi 10-vjeç fëmijët janë paksa lozonjarë dhe shkojnë tek prindi që i jep më shumë të ardhura. Kemi raste që fëmija joshet nga paratë e babait dhe dhuratat e tij, ndaj mendon se duhet të rrijë me të”, shtoi avokatia.

Të pyetur se cilat janë arsyet kryesore të divorceve, qytetarët thanë për Panorama TV se ndarjet vijnë nga ekonomia, por nuk mbetet pas dhe tradhtia e gjinisë femërore.

“Më kanë tradhtuar shumë, nga TikTok”, tregoi një i ri.

“Nja dy herë e kam tradhtuar, por nuk e ka marrë vesh. Tani le ta zbulojë, nuk prish punë, është në moshë tani ajo se ka problem”, u shpreh një tjetër.

Ekonomia, rrjetet sociale, rrjetet sociale dhe karriera janë arsyet kryesore qe dërgojnë ne divorc te partnereve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re