Të ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ në Fax News Dr.Zheni Gjergji dhe Presidenti i Dhomës Britanike Zenel Hoxha folën mbi situatën që Covid-19 ka shkaktuar në vend dhe si është menaxhuar nga shteti.

Mjekja Gjergji u shpreh se pandemia ka ndikuar mjaft negativisht në psikologjinë e njerëzve sepse ata u vunë përballë masave të rrepta, të panjohura më parë.

Sipas saj qeveria shqiptare e ka ndërmarrë disa hapa të duhur për menaxhimin e rasteve të infektimit por ilaçet e shtrenjta apo ndonjë abuzim me fondet janë element që duhen hetuar.

Nga ana tjetër Hoxha theksoi se Shqipëria është pak e vonuar për masat relaksuese por është menaxhuar mirë nga qeveria, krahasuar me disa nga vendet e zhvilluara europiane.

Pjesë nga diskutimi në studio

Gjergji: Jam për here të parë pjese e Komisionit, të thuash nuk ka opozitë është e gabuar sepse ka një grup mjekësh, njerëz me integritet dhe janë përballë pandemisë dhe problematikave të tjera.

Sot u diskutua për personat me aftësi të kufizuara, ne jemi aktivë por ndoshta na duhet një zell më i madh. Duhet të jemi më prezent për të bërë publike problematikat në shëndetësi dhe mënyrën si po menaxhohet pandemia.

Bejdo Malo: Jemi goditur psikologjikisht?

Gjergji: Shumë, në fakt pati një harresë të diagnozave të tjera gjatë këtyre 2 viteve. Ajo që vëmë re është rritja e vdekshmërisë, edhe për shkak të Covid por edhe nga pakujdesia për sëmundjet e tjera. Psikologjikisht vuajtëm të gjithë për humbjen e kontaktit me mjekun specialist.

Malo: Është dyfishuar numri i njerëzve me sëmundje mendore, pse ka ndodhur kjo?
Gjergji: Pandemia e vuri gjithë mjekësinë para një prove shumë të madhe, u morën masa shumë të rrepta, pa u jetuar më parë.
Bota dixhitale na kishte bërë dhe më të lirë, dhe ky dhunim social i bëri njerëzit më të vrarë psikologjikisht. Janë rritur dhe rastet e dhunës në familje

Malo: Mund ti vini një notë qeverisë si mjeke?
Gjergji: Unë dua të përshëndes humanizmin dhe kurajon e gjithë stafit shëndetësor, sepse u përballëm me një situatë aq të panjohur dhe të pambrojtur.

Unë mendoj që në disa gjëra hapat ishin të duhurit por ka pasur dhe vonesa, ndoshta duhet të shohim si janë menaxhuar fondet. Ilaçet nuk kanë munguar por kanë qene me kosto shumë të lartë. Ka vend dhe për kritika dhe për përshëndetje, psh marrja e vaksinës Pfizer.

Malo: Si e shihni ju situatën e pandemisë në vend?

Zenel Hoxha: Periudha është e gjatë, ky virus që doli në skenë kishte efketin e vet. Vaksinimi në tre nivele dha efektin e saj po ashtu, ne kemi parashikuar dhe post skenaret dhe për tani që jemi në fund të saj. Shqipëria pak e vonuar për masat relaksuese por është menaxhuar mirë sepse shumë vende të zhvilluara e bënë on dhe off. Covid-19 ka lënë pasoja të mëdha të truri

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re