Kryeministri Edi Rama e cilësoi gabim fatal anulimin e zgjedhjeve nga Ilir Meta dhe këtë sipas shefit të qeverisë presidenti e bëri  për të nxitur dhunën.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 paraditen e sotme, Rama ironizoi  Metën teksa tha se ai është një personazh kompleks, “është si Hëna, rrotullohet dhe herë është e plotë dhe herë e qorruar komplet”.

“Meta është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira, ka bërë të gabuara, nuk kemi se cfarë i bëjmë.

E bëri për të nxitur dhunën dhe gjithë këto ditë nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës dhe ishte fatale për të.

Ai është si Hëna, rrotullohet dhe herë është e plotë dhe herë e qorruar komplet” tha Rama.

Gjithashtu kreu qeverisë u rikthye edhe te mitingu dje në Shkodër dhe protestat që zhvilloi opozita kundër vizitës së tij.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që PD-ja dhe PS-ja të përplasen, gjithmonë mitingu i fundit negociohej dhe asnjëherë nuk kishte përplasje.

Kjo histori që i bën thirrje popullit që kryeministri të mos futet në qytet, kjo është si enversitët në 1990.

Ajo (Voltana Ademi) është mbretëresha e pisllëkut. Manipulojnë punonjësit, hajde këtu se do të heqim nga puna”– tha Rama. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re