Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit në Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi është takuar me banorët në lagjen numër 2 të kryeqytetit, të cilët i kanë shprehur shqetësimin për rrugët e pashtruara.

“Është si në katund, kur bie shi balta bëhet deri në gju”, u shprehën banorët e lagjes pranë “Xhamisë së Tabakëve”.

“Në këtë lagje kam që në vitin 1980. Plehrat nuk hiqen asnjëherë. Rruga ka qenë këtu me trotuar. Kur kemi ardhur në fillim ishte e rregullt pastaj ishin këta dhe na e hoqën trotuarin. Këtu është si në katund, kur bie shi balta bëhet deri në gju. A nuk jemi ne si të gjithë të tjerët, pse gjithandej po rregullohet dhe lagjIa jonë nuk rregullohet? Për çfarë arsye?

Edhe ne i japim votat e të gjitha detyrimet, lekët na i marrin, për ujë të pijshëm, për pastrim, gjelbërim. Vijnë ndonjëherë i shohim ata njerëzit që pastrojnë, por çfarë të pastrosh, shih si i ke makinat. Ka raste kur dal në mëngjes me çunin që ta çoj në çerdhe me karrocë, duhet ta ngre karrocën se shiko ku është hyrja, të ngresh karrocën që të hysh në shtëpi. Më ndihmo të keqen që të nxjerr fëmijën nga hyrja e pallatit”, tha një prej banoreve.

Ndërsa një tjetër, u shpreh: “Po nuk e kuptoj një herë se çfarë bëhet këtu, shet mend ai, kam bërë këtë kam bërë atë. Ku i ka bërë? Hajde këtu një herë në mes të Tiranës, çfarë ke bërë këtu? S’ka vota më. Nuk shkojmë në asnjë vend, këtu do të rrimë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re