Në mbledhjen e Komisonit të Medias sot ka pasur debate. Që në fillim të mbledhjes është larguar kryetarja e këtij komisioni Fatjona Dhimirtri.

“Është turp, që të uleni me Gjinushin. Refuzoj që të ulem në një tryezë me ju. Madje dhe gazetarët e dinë shumë mirë se kush është zoti Gjinushi. Ardhja në komision është një turp.” , është shprehur ajo dhe menjëherë është larguar nga salla.

Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Me një dekret presidencial, Meta dha arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie.

Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave (ASH) më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

Për këtë vendim të Metës, Gjinushi është shprehur se nuk ka asnjë uzurpim për këtë institucion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re