Ndryshimet në qeveri dhe lëvizjet e fundit politike shihen si një “makiazh” i kryeministrit Edi Rama, ndërsa ministrat e tij konsiderohen thjesht si “manekinë në duart e tij”.

I ftuar në nje studio televizive, anëtari i Kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti shprehet se është vetëm kryeministri ai që komandon gjithçka, duke i përdorur anëtarët e kabinetit si figura të sakrifikueshme për të mbrojtur veten.

Rasti i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku konsiderohet si shembulli më domethënës i kësaj strategjie. Emërimet e reja në kabinet përshkruhen si figura “anonime”, pa ndikim dhe pa një historik pozitiv, çka dëshmon sipas Alimehmetit, mungesën e një vizioni politik dhe përforcon idenë se të gjitha lëvizjet janë të dirigjuara nga një person i vetëm.

Nga ana tjetër çështja e heqjes së imunitetit për Ballukun, e cila do të vendoset në seancën e 12 marsit, konsiderohet vendimtare. Për Alimehmetin, vonesa e qëllimshme e procesit shihet si një strategji për të shuar kërkesën e SPAK duke kaluar afatin tremujor.

Situata aktuale e vendos mazhorancën socialiste në një pozitë të vështirë, edhe pse vendimi final pritet të jetë sërish urdhri i kryeministrit, i cili e ka bërë votimin të hapur për të siguruar bindjen e deputetëve.

Edi Rama është kryeministër, nuk ka asnjë pikë rëndësie se çfarë makiazhi bën llojeve të ndryshme. Njëjtë siç i vuri në shtator dhe ju e dini disa prej këtyre ministrave përfshirë Belinda Ballukun, kanë qenë emra jo të pëlqyer dhe ai ka pasur rekomandimet e veta ndërkombëtare që të mos t’i përfshinte në qeveri, ai e bëri.

E shohim shumë qartë që ministrat i ka, janë thjesht manekinë në duart e tij. Pra në fund fare të ditës është vetëm Edi Rama ai që komandon gjithçka. Me përjashtim patjetër të Belindës, se Belindën ai e ka bashkëqeverisëse, kështu që ajo bën diferencë.

Kujtoj që nuk e shkarkoi Belinda Ballukun atëherë kur duhet ta shkarkonte, pra kur erdhi vendimi kërkesa e GJKKO-së, dhe gjithashtu rrahu gjoksin, tha nuk hamë presionin dhe nuk shkarkohet një ministër se e kërkon gjykata. Jo vetëm që presionin e mori, po nuk hoqi një, po hoqi shtatë. Dhe këtu të jemi shumë të qartë që tjetër gjë është ajo që thotë dhe tjetër gjë është ajo që ndodh.

Në këtë aspekt këtu kemi disa ministra sërish anonimë, disa njerëz që kanë ndërruar, kanë bërë disa rokada e me radhë. Zëvendës kryeministre aktuale e cila, ju e dini, nuk ka lënë asnjë mbresë pozitive as në Ministrinë e Shtetësisë, as në Ministrinë e Brendshme që ka pasur përpara, pra mbahet mend për skandalin e onkologjikut tek Ministria e Shëndetësisë dhe vetëm për monopatinat tek Ministria e Brendshme. Pra, figura me të vërtetë minore, pra pothuajse inekzistente.

I vetmi që ka rëndësi dhe që dirigjon të gjithë skuadrën e keqbërjes është Edi Rama dhe ky është realiteti. Po të kishte qenë vizion politik, po të kishte qenë një, një ideologji e tij, po të kishte qenë diçka që do të ta ndërtonte, do ta kishte bërë që vitin e parë dhe apo të dytë të legjislaturës së tij, nuk do ta kishte lënë për vitin e 13-të. Tani ai e bën vetëm për të mbrojtur veten e vet.

Kurse në këtë rast tani kemi procedurë direkte të zëvendëskryeministres, nënkryeministrit në dijeni të plotë të tij, se ato mesazhet e demonstrojnë atë. Pra, abuzimi duket qartë dhe me sy të lirë, nuk është se ka nevojë më të shohësh procedura. Përveç parave të shpenzuara shumë më tepër dhe rrugët që s’janë bërë.

Kështu që neve jemi në një situatë që ka vendosur veten në pozicion të vështirë për shkak të vjedhjes dhe abuzimit në radhë të parë dhe për shkak të mosrespektimit të ligjit dhe të kushtetutës, në radhë të dytë, si edhe të rregullores së parlamentit, po kjo është sekondare dhe ligjit dhe kushtetutës, që e ka vendosur vetë Edi Rama.

Edi Rama dhe Belinda Balluku. Këto dy janë ata bashkëqeverisësit që kanë bërë të gjithë këtë lloj abuzimi dhe heqja e mandatit do të kishte qenë, ndjesë, e imunitetit, se mandati është çështje tjetër.

Po kur jemi në një shtet të tillë, autokratik, të kapur, të lidhur me mafien, siç e tregoi qartë edhe skandali i AKSHI-t, ne duhet të jemi shumë të qartë këtu, vetëm një emër ka rëndësi. Rëndësi ka vetëm Edi Rama.

Për sa kohë Edi Rama është aty dhe thjesht ndërron këta të tjerët, këta nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe. Këta i ka të gjithë të sakrifikueshëm ai. Nuk shqetësohet fare për këta. Problemin ai e ka vetëm të mbrojë veten e vet. Të gjithë të tjerët, Balluku, Spiropali, Vengu, këto i ka mall për përdorim, për konsum të përkohshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re