Kryeministri Edi Rama ka bërë sot bilancin e sezonit turistike, që siç u shpreh ai vazhdon ende. Sipas kreut të qeverisë, gjithçka është dëshmuar në këtë sezon është rezultat i një pune këmbëngulëse, por theksoi se arritje e këtij viti “është vetëm një stacion në një rrugë që është ende e përpjetë”.

Duke mos u shprehur shumë euforik, kryeministri tha se bumi turistik i këtij viti na vuri para sfida të mprehta që duhe të nisin të adresohen.

Sipas tij, rreziku që ky nam i madh dhe i mirë të kthehet në bumerang është real.

“Kjo është hapja e një procesi diskutimi që ne do ta vazhdojmë me të gjitha grupet e përfshira në përpjekjen e përbashkët për ta kthyer Shqipërinë e vitit 2030 në një vend kampion të turizmit në rajonin tonë.

Gjithçka kemi dëshmuar në këtë sezon është rezultat i një pune këmbëngulëse, i një përpjekje të madhe, i një numri faktorësh por nga ana tjetër është një arritje e cila në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjë që të ndihemi sikur kemi arritur vërtet. Është vetëm një stacion në një rrugë që është ende e përpjetë.

Bumi turistik i këtij viti, përtej të gjitha efekteve pozitive na vuri para sfida të mprehta që ne duhet të fillojmë ti adresojmë. Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm në të gjithë nivelet e qeverisjes, por edhe sektorin e sipërmarrjes në turizëm që rreziku që ky nam i madh dhe i mirë të kthehet në bumerang në 2-3 vite është real. Mund të kthehet në bumerang nëse ne nuk do të jemi të përgatitur për të përballuar një kërkesë që do jetë më e madhe vitin e ardhshëm.

Impakti i këtij pasqyrimi global të kësaj surprize të quajture Shqipëri do të rrisë interesin dhe do sjellë më shumë kërkesë vitin e ardhshëm.

Kemi shumë arsye që të jemi krenar për punën që kemi bërë, të ndihemi të shpërblyer për përpjekjen dhe durimin për ti ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese dhe nga ana tjetër kemi para nesh edhe shenjat para faktit që ne m und të ndërtojmë një Shqipëri turistike, e cila të shtrihet përgjatë 365 ditëve të vitit.

Për ta bërë këtë sigurisht që duhet të jemi të vetëdijshëm se cfarë kemi arritur dhe cfarë ajo kemi arritur do të sjellë si sifdë.

Shtatori është mbyllur me 1.1 mln vizitorë të huaj. Është një shifër shumë më e lartë se ajo e shtatorit të kaluar.

Këtë vit kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vite. Minus 40 % vrasje krahasuar me vitin e kaluar”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re