një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 13 vjeçar ka humbur jetën pasi u fut në rezervuar. Ngjarja ka ndodhur në liqenin e fshatit Shumbat në Dibër ku dyshohet se i mituri është futur për tu larë në ujë por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Banorët e fshAtit janë shprehur se ky është viktima e tretë që ka humbur jetën në këtë liqen, pasi disa vite më parë kanë humbur jetën edhe dy djem të tjerë po të njëjtës moshë.

Ka shkuar vete te liqeni, nuk është se i ka thënë dikush apo ka pas për të bërë ndonjë gjë. Ky është i treti, pasi vite më parë kanë humbur jetën edhe 2 djem të tjerë dhe ato të moshës 13-14 vjeç kanë qenë”, shprehet një banore.

LEXO EDHE: Dibër/ U mbyt në liqen, 13 vjeçari dyshohet se pësoi infarkt nga uji i ftohtë

Ndërkohë një tjetër banor i cili ka qenë pjesë e kërkimeve për gjetjen e 13 vjeçarit është shprehur se kërkimet në liqen i kanë nisur pasi kanë parë shapkat e djalit në anën e ujit.

Pasi kemi parë shkallët dhe shapkat, kemi nisur kërkimet me elektrik dhe kemi parë djalin. Më pas ka ardhur një djalë i ri që është fut dhe e nxori, erdhën të gjithë por ishte shumë vonë.

Babai i djalit është në emigrim ka tre fëmijë, trupin e kemi gjetur në orë 12 të natës”, është shprehur një tjetër banor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re