Drejtuesi politik i PD-së për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24 për të folur për situatën pas zgjedhjeve teksa ka filluar rinumërimi i kutive të disa qarqeve.

Më tej, ai theksoi se në Shkodër ashtu si në gjithë vendin, pati grabitje të votës dhe intimidim të votuesit. Sakaq, aty vepruan sipas Boçit edhe bandat, por votuesit në fund mbështetën Partinë Demokratike.

Luçiano Boçi: Argumentet nuk lidhen me një akt, por është një proces i tërë që ka prodhuar një industri të grabitjes të votës. Është zhdukur procesi zgjedhor dhe vlera e votës. Nëse e pranojmë këtë dalim tek Shkodra. Situata në Shkodër nuk ka ndryshim nga Fieri, Durrës. Veproi edhe në Shkodër si në Durrës dhe Elbasan.

Pati një rezultat të mirë, merita i takon votuesit, që e ka shprehur mbështetjen për PD. Në hapjen e kutive duhet të ishte më e madhe. Merita tjetër i takon strukturës së PD, kandidatëve, kanë dhe rolin drejtuesit politik. Këto janë elementë që bashkohen bashkë për të sjellë një rezultat.

Nuk mund të themi që në Shkodër nuk vepruan bandat, nuk mund të themi që nuk pati skemë të vjedhjes së votës, e paraprirë dhe në muajt e fushatës, kemi denoncuar dhe veprimet antikushtetuese të kryeministri në SPAK. Ka patur dhe momente që kallëzuesi është intimiduar dhe kallëzimet tona janë rrëzuar dhe SPAK i është kthyer idesë së normalitetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko