Policia e Vlorës ka dhënë infomacion zyrtar lidhur me eshtrat që u gjetën pasditen e sotme në pyllin e Sodës.

 

Sipas policisë, nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.

 

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës, ju bëjmë me dije se: Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re