Ka folur për Faxnews xhaxhai i Mariglen Gjonaj, të cilit dyshohet se i përkasin eshtrat që u gjetën dy ditë më parë në fshatin Adriatik në Kurbin të Lezhës.

Hetuesit kanë dyshime se eshtrat e gjetura janë të një 16 vjecari, i cili ishte zhdukur nga zona e Mamurrasit, që në vitin 2015.

Eshtrat u zbuluan ditën e diel, në një zonë kodrinore dhe u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkohë xhaxhai ka thënë se Mariglen Gjonaj është zhdukur që prej datës 18 maj 2015, ditë kur edhe familjarët e tij kanë bërë denoncimin.

Ai tregoi se të riut i kishte vdekur i ati në vitin 2015.

Ndër të tjera xhaxhai i viktimës i bëri apel shtetit që të zbardh ngjarjen.

“18 maj 2015, kam shkuar në komisariat kam bërë denoncim. Që atë ditë e deri më sit nuk e dimë nëse e kemi gjallë a vdek, u nis dosja te gjykata e Lacit, pastaj te Krimet e Rënda, kanë bërë hetimet se kam pas kontakte me to.

Në 2016 mbasi u lodhën duke e hetuar e kanë mbyllur dosjen në Tiranë dhe e kanë sjell në Lezhë.

Dje doli një lajm dhe dhanë fotografinë e djalit tonë, unë jam xhaxhai se babai I është vrarë në 2005.

Për më shumë e përcakton mjeku ligjor, me e përputh me ADN e mamasë së vet. E kanë aty në dosje nëse e kanë ruajt, e ka dhënë e ëma e djalit.

Unë I bëj apel shtetit tonë që na qiti në televizor do themi se ka shtet, nuk ka vdekur shteti, nëse na del e drejta sikur e kemi hallin, jemi mirënjohes, si të jetë i gjallë a i vdek, presim një përgjigje nga shteti.

Le të bëhet transparencë. Duhet të dalin në tv të thonë se kujt i përkasin eshtrat.

Ta dimë të mbledhim mendjen ti ndezim një qiri, ngelet me e pranu. Dyshimet janë shumë, presim të dali e verteta në dritë, ne s’kemi gjë në dorë.

Me djalin nuk durohet më. Ne s’kemi kërkënd, vetëm zotin dhe qeverinë”– u shpreh xhaxhai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re