Skip to content

Eskperti i ekonomisë Spaho: Bordi nuk po bën transaprencë, qeveria duhet të shoh më shumë shtresat në nevojë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Eksperti i Ekonomisë, Mateo Spaho, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” ka folur në lidhje me rolin e bordit të transparencës dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve në vend.

 

Spaho tha se bordi i transparencës nuk ka ndihmuar aspak në transparencën e çmimeve të cilat sipas tij janë shumë të larta.

 

“Së pari po të shohim çmimet që kanë karburantet do të vinim re që janë më ta larta dhe më pak transparente se duhet të ishin. Bordi i transparencës nuk ka ndihmuar në transparencë. Ndërhyrja e shteteve në vendet e tjera ka qenë shumë domethënëse dhe efektive duke e bërë cmimin më të lirë në raport me Shqipërinë.”

 

“Ne kemi më shumë se 10 inspektorate që kanë 1001 role të ndryshme dhe 500 mijë të punësuar që paguhen për të kryer pikërisht këtë funksion. Pse duhet bordi I transparencës? Ose duhet të heqium bordin ose këta persona të punësuar në inspektoriate.”

 

 

Eksperti i ekonmisë ndriti dyshime edhe në lidhje me funskionimin e bordit teksa u shpreh se në treg ka edhe çmime më të ulëta se ato të vendosura nga bordi.

 

“E para në treg ne kemi edhe çmime më të ulëta se sa ka vendoisur bordi. E dyta lind dyshimi pse po vendosen çmime mbi strukturën normale të tregut. Kë po mbron në të vërtetë bordi I transparencës, qytetarët apo disa biznese të caktuara?”

 

Spaho ka folur edhe në lidhje me zgjedhjen e qeverisë për të mbështetur me fonde shtesë pikërisht projektet publikë dhe rindërtimin.

“Qeveria ka njohur rritjen e çmimeve për ndërrmarjeve të ndryshme. Shteti duhet të ndërhyjë te individët dhe të ruajë nivelin e konsumit për pensionistët dhe ata që nuk kanë mundësi të kursejnë.”

 

Për sa i përket opozitës, Spaho tha se përveç protestave dhe qëndrimeve publike duhet të kërkojnë më shumë transparencë nga qeveria.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë