Ish-kandidati republikan për president të Shteteve të
Bashkuara dhe senator i ri nga Utah, Mitt Romney, ka kritikuar ashpër presidentin
Trump, duke deklaruar se “ka shkaktuar tmerr në mbarë botën.”

Në një shkrim për The Washington
Post, Romney tha se Trump nuk ishte në pozitën e presidentit.

Romney, një kritik i ashpër i Donald Trump, por ai megjithatë
fitoi mbështetjen e tij në një përpjekje për një pozitë politike në Utah.

Koha e publikimit të këtij teksti, vetëm dy ditë para betimit
në postin e senatorit, ka nxitur spekulime se  është shenjë e lindjes së një “sfidanti”
ndaj Donald Trump, prej një kundërshtari të tij brenda Partisë Republikane, për
garën e ardhshme të kandidimit presidencial.

Në shkrim Romney ka vlerësuar presidentin për disa reforma,
por gjithashtu deklaroi se ai po shkakton ndarje brenda kombit.

Romney i përshkroi politikat e Trump si “përçarëse,
raciste, seksiste, të pasinqerta dhe shkatërruese të institucioneve demokratike”.

Ndaj këtyre akuzave, Trump reagoi duke thënë: “Unë do të preferoja që Mitt të
përqëndrohet në sigurinë e kufirit dhe shumë gjëra të tjera që mund të jetë i
dobishme. Bëhuni lojtarë të ekipit dhe fitoni”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re