Ethet luajnë një rol shumë të dobishëm për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë infeksionet në mënyrë të natyrshme. Edhe pse shumë njerëz shqetësohen kur ata ose fëmijët e tyre kanë ethe, është mirë të kujtojmë se ethet në përgjithësi janë në doboi të shëndetit tonë, jo kundër nesh.

Këtu janë disa mënyra që mund të ju ndihmojnë për të reduktuar ethet:

Pushoni: Është e rëndësishme të pushoni si duhet në qoftë se ju ose fëmija juaj keni ethe. Gjatë kësaj kohe,  duhet të monitoroni temperaturën e trupit çdo 2 orë për të siguruar që temperatura nuk është rritur. Sigurohuni të mbani veten të hidratuar pasi do të humbisni lëngjet përmes djersitjes.

Ndërsa pushoni, vendosni një leckë të ftohtë të lagësht në ballë për të reduktuar ethet.

Dr. Neil K. Kaneshiro, Profesor i Pediatrisë,  rekomandon heqjen e veshjeve të tepërta dhe batanijeve si dhe mbajtjen në dhomë në një temperaturë të arsyeshme.

Të bëni një dush: është një mënyrë e shkëlqyer për të zhdukur ethet. Bëni dush me ujë të vakët, pasi do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të normalizoni temperaturën e trupit tuaj.

Një metodë tradicionale për uljen e etheve përfshin të fjeturin në një palë çorape të lagështa. Për këtë, do t’ju duhen një palë çorape pambuku që duhet t’i mbani të veshura gjatë natës. Zhysni çorapet në ujë të ftohtë dhe pastaj shtrydhni ujin e tepërt. Vendosni çorapet në këmbët tuaja dhe pastaj vishni një palë çorape leshi për izolim. Dr. James Ëallace, thotë se trupi reagon ndaj çorapeve të ftohta duke rritur qarkullimin e gjakut, e cila gjithashtu stimulon rritjen e sistemit imunitar.

Burimi: healthyandnaturalworld

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re