Procesi i numërimit të votave të pedagogëve ka përfunduar në Universitetin e Arteve dhe Erald Bakalli kryeson ndaj Artan Peqinit.

Nga votat e 161 pedagogëve, Bakalli numëron 82 vota, ndërsa Peqini 79 vota. Megjithatë, tashmë do të numërohen votat e studentëve. Dy kandidatët janë nën ethet e garës dhe presin të shohin nëse studentët do të përmbysin ose jo rezultatin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re