Sot në orën 18:00 do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League. 32 ekipet finalist, më të mirat e kontinentit do të ndahen ne 8 grupe.

 

Në vazën e parë do të jenë fituesit e UEFA Europa League dhe gjashtë kampionë të kampionateve me koeficentet më të mirë të UEFA-s.

 

Vazot dy deri në katër përcaktohen nga renditja e klubeve në UEFA.

 

Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetër ekipi nga I njëjti vend në këtë fazë.  Shortin keni mundesi ta ndiqni direkt ne Tring.

 

 

Vazo 1Benfica, Barcelona, ​​Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, NAPOLI, Psg, Sevilla

 

Vazo 2

 

Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, INTER, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid

 

Vazod 3

 

LAZIO,AC MILAN, Salzburg , Shakhtar Donetsk , Sporting Braga, Crvena Zvezda, PSV Eindhoven, Kopenhagen

Vazo 4

Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin, Celtic Glasgow, Young Boys, Antwerp

Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin e 1/8. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me vendet e dyta te grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/8.

 

 

Datat e ndeshjeve të fazës së grupeve

Ndeshja e parë: 19/20 shtator 2023

Ndeshja e dytë: 3/4 tetor 2023

Ndeshja e tretë: 24/25 tetor 2023

Ndeshja e katërt: 7/8 nëntor 2023

 

Ndeshja e pestë 28/29 nëntor 2023

Ndeshja e gjashte 12/13 dhjetor 2023

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re