Nga: Alban Gorishti

Manipulimi shpesh karakterizohet si një formë ndikimi që nuk është as shtrëngim dhe as bindje racionale. Por ky përshkrim ngre menjëherë pyetjen: A është çdo formë ndikimi, që nuk është as shtrëngim dhe as bindje racionale, një formë manipulimi?

Ideja se manipulimi mund të jetë një mjet në dorën e të fortëve për të shtypur ata më pak të fuqishmit nuk është e re, edhe nëse termi “manipulim” nuk është përdorur gjithmonë për ta përkufizuar atë. Nocionet marksiste të ideologjisë dhe vetëdijes së rreme si mekanizma që lehtësojnë shfrytëzimin e punëtorëve përmes kapitalit, i ngjajnë qartë konceptit të manipulimit siç përdoret në këtë artikull. (Allen Wood në Wood 2014.)

Realisht ka disa modele të manipulimit dhe mendimtarët kanë diskutuar se cili prej tyre konsiderohet mashtrim dhe etikisht i gabuar dhe cili konsiderohet presion (shantazh) emocional/mendor apo thjesht mjet legjitim për të mbrritur tek rezultate etikisht të pëlqyeshme. Modeli i manipulimit mashtrues, sugjeron që njerëzit që janë më pak të sofistikuar intelektualisht janë veçanërisht të prekshëm ndaj mashtrimeve dhe për rrjedhojë ndaj manipulimit. Modeli i presionit, sugjeron që dëshpërimi financiar, social dhe emocional mund ta bëjë një person të ndjeshëm ndaj presioneve të krijuara, të vuajë një përkeqësim të gjendjes së përgjithshme, pra ta dobësojë një situatë gjithsesi të brishtë. Megjithatë, mund të jetë gjithashtu e vërtetë se manipulimi është një mjet tundues për t’u përdorur nga të pambrojturit kundër të fuqishmëve. Nga ana tjetër, ekonomisti John Kenneth Galbraith e quajti reklamën, “manipulim i dëshirës së konsumatorit” dhe e krahasoi të qenit objektiv i reklamës, me të qeniti i sulmuar nga demonët që e pushtuan njeriun me një pasion herë për këmisha mëndafshi, herë për enët e kuzhinës, herë për tenxheret e dhomës dhe herë për kungull portokalli. (Galbraith 1958)

Jetojmë në një botë që zbukurimet dhe reklamat për festat e fundvitit fillojnë të imponojnë dukshëm prezencën e tyre vizuale që në fund të nëntorit. Aq i dhunshme është ky marketing saqë përkundër propagandës gati institucionale, e ke të vështirë ti shpjegosh fëmijëve me mendje të brishtë arsyet se përse ato nuk janë modele të përbotëshme por induktim I një kulture marketingu e cila bën bashkë vlerën (mbledhjen e familjeve në një çati) me anti vlerën, bën bashkë paganizmin (qoftë ai edhe besim i shumicës) me atë që është realisht fe apo besim i orientuar, monoteist. Në botën modern imazhi dhe marketingu “emocional” shpesh zë vendin e edukuesit dhe orientuesit arsimor. Ndaj në këto rrethana shpesh bëhet intuitive të përshkruash si manipuluese, format apo politikat e ndryshme të ndikimit viziv, si anashkaluese të aftësisë së individit për të menduar racionalisht. Për shembull, supozoni se reklamimi i një malli në subkoshiencë funksionoi në atë mënyrë siç portretizohet në atë reklamë – megjithëse ndoshta në mënyrë të gabuar -, kështu që ekspozimi (subkoshiencial) ndaj një mesazhi (bashkë me reklamën përcillen mesazhe)që ju kërkon të “pini një x pije” mund të ndikojë në sjelljen tuaj aktive (dhe mendimin) por pa përfshirë mekanizmat e diskutimit racional, pra pa e vrarë shumë mendjen se ai reklam ju ka ndikuar madje edhe në mënyrën sesi veproni. Pra mundet ta quaja këtë si një hipozë subkoshenciale (ndoshta jo gjithnjë moralisht e dënueshme).

Sot jetojmë në një kohë që presioni i pakushtëzuar mediatik po pushton çdo hapsirë të jetës private, morali rrezikon të konsiderohet lluks i panevojshëm në rrugëtimin për të qenë në rregull me kohën.

Sot perëndimi dhunshëm e ka futur diskursin seksual në çdo pjesë të hapsirës konigtive të njeriut, teoritë seksuale shpërfaqen me guxim të madh kudo në jetën private por edhe atë publike, sot madje të mos diskutosh rreth tyre konsiderohesh jashtë kohe dhe hapsire. Ky lloj manipulimi publik, ku imazhi zë vendin e objektit e ku pamja ka zëvendësuar qenien, po ndikon gjithnjë e më shumë që shoqëria jonë ta shtyjë moralin dhe të menduarit tej, në periferi të përditshmërisë. Cave këto i konsideron si “teknika kuazi-hipnotike” nëpërmjet “kushtëzimit të papërpunuar të sjelljes” janë manipuluese (Cave 2014: 188). Ndërsa Alan Ware (1981) e karakterizon manipulimin si një ndikim i fshehtë mbi objektivin, pra me kuptimin se objektivit i mungon njohuria ose të kuptuarit se si po ndikohet. Pra se manipulimi i mbrapshtë është i fshehtë dhe vepron shumë mbi subkoshencën njerëzore. Pra qëllimet e këtij lloji të dënueshëm janë të fshehta, ndryshe nga motivimet e pavetëdijshme të tipit “manipulim motivues, siç mundet të jenë mënyrat bindëse të doktorit ndaj pacientit, duke i listuar atij dobitë e një ilaçi të caktuar në mënyrë që ai ta konsumojë atë rregullisht. Kjo pasi nëpërmjet kësaj “kulture” fshihen qëllime të tjera, e normalisht ekziston një rregull i cili thotë se: Veprat vlerësohen sipas qëllimeve”. E qëllimet mbartin manifestimet e tyre në praktikën e përditshmërisë, madje prej tyre (veprimeve) kuptojmë inklinimin e qëllimeve të dikujt.

Prej këtij lloji sot po na induktohet në subkoshencën individuale nëpërmjet mjeteve të ndikimit në mase, ideja e liberalizmit gjinor, madje nganjëherë kemi parë sesa e dhunshme realisht mundet të bëhet kjo ndërhyrje, sesa i bezdisur mundet të bëhet ky presion.Por nëse manipulimin e shohim si një ndërhyrje të gabuar në autonomi, si një armë për të delegjitimuar zgjedhjet autonome të njerëzve me të cilët nuk pajtohemi, në këtë rast kjo shkkon përtej vet kulturës demokratike mbi të cilën ngrihet perëndimi. Pra ky manipulim sot po anashkalon arsyen, ndërsa vet civilizimi perëndimor është ngritur mbi arsyen (iluminizmi).

Pra nëse i kthehemi përsëri konceptit të manipulimit. Dhe se çfarë konsiderohet manipulim I moralshëm dhe I pamoralshëm atëherë themi se nëse një përshkrim I caktuar i manipulimit identifikon karakteristikën e tij themelore si të ngjashme me ndonjë gjë tjetër, për të cilën kemi baza të pavarura për ta konsideruar si moralisht të gabuar, atëherë ngjashëm argumentojmë se manipulimi është i gabuar I pamoralshëm, për arsye të ngjashme. Kështu themi se politikat gjinore (lgbt-ja si antimodel) shtrihen mbi një teren që minon lirinë e zgjedhjes, manipulon arsyen (që në fillesat e jetës së njeriut) dhe konceptin e të drejtave të barabarta , e kjo pasi minon lirinë e njeriut për ta menduar diçka në mënyrë autonome, I pavarur prej presioneve dhe axhendave lgbt-iste.

Të ngjashme me këtë mundet të konsiderohen edhe politikat manipuluese, përse, sepse ato shumë shpesh nxisin besime dhe pritshmëri të rreme. Rritja e mirqënies, rrugë, drita, ujë, të drejta për një x komunitet, janë shpesh verbalizime të metodave manipuluese që një politikan përdor gjatë fushatave të veta zgjedhore (apo në vende të tjera). Por shoqëria ka disa norma ose ideale që rregullojnë besimet, dëshirat dhe emocionet, këto kanë ekzistuar që me lindjen e njeriut të parë dhe vazhdojnë edhe sot të vërtiten në gjenetikën e popujve. Ndaj sipas (Noggle 1996: 44) veprimi manipulues është përpjekja për të bërë që bindjet, dëshirat ose emocionet e dikujt të shkelin këto norma, të mos përmbushin këto ideale. Dhe në këtë sens kultura perëndimore sot po kthehet në një strehë të ndrydhjes dhe shtrëmbërimeve emocionale që politikat lgbt-iste përçojnë ngado.

Por si ta dallojmë një manipulues?

E thjeshtë. Një manipulues përpiqet të ndryshojë bindjet dhe dëshirat e tjetrit duke i ofruar arsye të këqija, të maskuara si të mira, ose argumente të gabuara, të maskuara si të shëndosha ku vetë manipuluesi e di se këto janë arsye të këqija dhe argumente të gabuara (Mills 1995: 100; shih Benn 1967 dhe Gorin 2014b për ide disi të ngjashme).

Kështu siç pohuam edhe më sipër, duke qenë se jetojmë në një kohë përplot joshje dhe imazhe seksualisht përçunduese, e kemi të vështirë shpesh të shohim sesa po na varfërohet shpirti dhe përcaktimi i vlerave shpirtëore. Pra në kohë të tilla po shohim se fenomeni i varfërimit të egos mund të nxisë objektivat e manipulimit të formojnë qëllime të gabuara (d.m.th., qëllime që nuk pasqyrojnë vlerat e tyre të konsideruara) sepse rezistenca e tyre ndaj tundimit tashmë është konsumuar (Cholbi 2014). Është konsumuar çdo cak i cili historikisht e ka përcaktuar (nga vet emri) sferën seksuale si përjetim intim dhe jo kolektiv. Ndaj edhe fetarisht kur sfera intime i ka kaluar caqet e saja individuale, duke u bërë pjesë e përjetimit kolektiv, atëherë Zoti i ka ndëshkuar me tjetërisme të dhunshme fizike (Populli i Lutit si shembull).

Por islami i ka përcaktuar mjaft qartë kufijtë midis sferës emocionale, asaj publike dhe kush konsiderohet manipulim i dënueshëm dhe amoral. Pra ndryshe nga politikat e shantazhit dhe presionit emocional (fizik tashmë nëpërmjet ligjeve) për të arritur medoemos atë që këto politika gjiinore kanë si synim, Islami mbron të drejtën e kahmotshme të njeriut në vazhdimin (mbrojtjen) e natyrshmërisë së lindur dhe moralit të pacungueshëm.

Por islami i ka përcaktuar mjaft qartë kufijtë midis sferës emocionale, asaj publike dhe kush konsiderohet manipulim i dënueshëm dhe amoral. Pra ndryshe nga politikat e shantazhit dhe presionit emocional (fizik tashmë nëpërmjet ligjeve) për të arritur medoemos atë që këto politika gjiinore kanë si synim, Islami mbron të drejtën e kahmotshme të njeriut në vazhdimin (mbrojtjen) e natyrshmërisë së lindur dhe moralit të pacungueshëm.

Felicia Ackerman argumenton se termi “manipulim” shfaq “paqartësi ambivalente”: ndërkohë që lidhet me veçori si frenimi i mendimit racional, joetika, mashtrimi, loja me impulse jo racionale, mendjemprehtësia, presioni, etj. Të gjitha këto materiale që e përshkruajnë politikën gjinore, aq më tepër në dritën e zbulimeve shkencore (ktheju librit “Politika e së vërtetës”, i dr. Santinover), si frenim i mendimit rascional dhe mashtrim joetik i pambështetur nga zbulime të sakta shkencore . Por më tepër nga “politika shkencore”. Pra me atë që po shikojmë, politika që janë një një lloj hibridi midis detyrimit dhe mashtrimit, nëse marrim të mirqenë që këshillat sugjerojnë (nuk është rasti i tillë) politikat hibride imponojnë ndryshim të gjenetikës fëmijërore, duke menduar se disa përjashtime apo prekje emocionale duke iu drejtuar intuitave të tyre të paargumentuara, janë e vërtetë e përbotshme.

Siç, manipulimi sistematik politik mund të dobësojë institucionet demokratike dhe ndoshta edhe të çojë në tirani, po ashtu edhe manipulimi i politikave gjinore po e çon njerëzimin në kolaps moral. E të gjitha këto e kanë rrënjën e njejtë, paturpësia, liria e shikimit dhe argëtimit imazherik, si dhe paaftësi mendore për të dalluar midis epshit dhe racios njerzore. Nëse epshi është ai kali i egër që të hedh, racioja (intelekti) është kalorësi i aftë që di ta nënshtrojë.

Pikërisht për këtë pejgamberi ynë vendosi kufij të qartë midis traditës amorale të periudhës pre Islamike dhe kulturës etike islame, etikë që këshilllon dhe kurrsesi imponon. Ndaj kjo kulturë ka nevojë të mbështetet nga forca në mënyrë që efekti i saj të maksimizohet dhe njeriu mos të hamendësojë më për gjininë e tij. Ai urdhëroi Ebu bekrin që në haxhin e lamturmirës të thirrej me zë të lart mes haxhinjve se : “Nuk lejohet të bëjë haxhin (në shtëpinë e shenjtë në Meke) idhujtari apo ai që zhvishet lakuriq, pas këtij viti” Muslimi 1347

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re