Ergys Gashi, relatori i trupit gjykues në Gjykatën Administrative, i cili gjykoi çështjen “Veliera” ne Durrës  do ti nënshtrohet verifikimit nga inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë , pasi nuk zbardhi ne kohe  vendimin.

 

Këtë fakt e beri te ditur ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj gjate nje bashkëbisedimi me studente te universitetit te Durrësit.

 

Pak ditë më parë, kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako e quajti të paaftë gjyqtarin Gashi, duke kërkuar nga instancat përkatëse të merren masa dhe të zhbllokohet rruga ligjore për çështjen “Veliera”, e cila pritet të apelohet nga palët.

 

Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për çështjen “Veliera”, gjyqtari Ergys Gashi ende nuk ka zbardhur vendimin . Në këto kushte palët, Bashkia Durrës dhe shoqëria civile kanë pengesë ligjore për ta ankimuar në Gjykatën e Apelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re